Deklaratë paqësore
Quhem (Hans-Wolf Graf) dhe jam (Gjerman), por para sëgjithash jam nje njeri, i cili me interesim, kurreshtje dhe gëzim deshiron t´a ndërtojë jetën e tij në këtë Botë në këtë mënyrë – të jetojë në PAQË me bashkënjerëzit e tij, pamvarsisht ngjyrës të lëkurës së tyre, prejardhjen, nacionalitetin dhe gjininë e tyre.
Nuk mund të mbetet ashtu, që politikanë shumë të qmendur, koncerne (ndërmarrje) të sëmuara ndaj përfitimeve, ushtarakë të sëmurë, udhëheqës fetar mashtrues t´ia japin vehtes të drejtën, që të më pengojnë në këtë drejtim.
Unë në thelb urrej të gjitha format e dhunës, të jotolerancës ose të përjashtimit dhe do t´i ndihmojë çdo njërit, i cili është i goditur nga këto. Politikanët janë të kapur nga sistemi karrierist i partive të tyre – ata nuk munden të ndryshojnë asgjë, përveq të tentojnë, që t´ua imponojnë të tjerëve pikëpamjet e tyre të sistemit.
NE mund të ndryshojmë diçka, nëse jemi të gatshëm për atë dhe nëse ne e duam vërtetë këtë!
NE duhet medoemos të kuptohemi nga fëmijet tanë si shembull i mirë, meqë NE jemi përgjegjës për ardhmërinë e tyre.